Ekipi i Juventusit ka arritur tё mposhtё kampionin e Serie A, Interin, nё pёrballjen e dytё tё Trofeut Tim, dhe mbetet nё garё pёr ta fituar kёtё turne.
Zonja e vjetёr arriti ta fitojё pёrballjen e dytё dhe me njё lojё tё shkёlqyeshme, me meritё mposhti Interin. Jose Mourinho pёsoi humbjen e parё si trajner i nerazurёve.
Shёnues i golit tё vetёm ishte Iaquinta, nё minutёn e 27-tё, pasi qё arriti me sukses tё shmang njё pozitё jashtё loje.
Crespo nё minutёn e 39-tё, kishte njё rast tё mirё pёr barazuar rezultatin, por ishte i shkurt me kёrcim dhe nuk mundi ta arrijё topin e harkuar nga Maicon.
Mё vonё kёrcёnues u tregua edhe Adriano, por portieri i bardhezinjёve, Gianluigi Buffon, arriti ta ndalojё topin pёrmes njё reagimi tё shkёlqyeshёm.
Rast tё mirё nё portёn tjetёr kishte edhe Camoranesi, i cili pёr pak sa nuk thelloi avantazhin e Juves.
Mё herёt Juventus kishte barazuar ndaj Milanit, 2-2, por rosonerёt ishin mё tё saktё nё gjuajtjen e njёmbёdhjetёmetёrshave.
Fituesi i kёtij trofeu do tё dihet pas zhvillimit tё ndeshjes mes dy rivalёve tё qytetit, Interit dhe Milanos