Kryeministri italian Silvio Berlusconi sė shpejti do tė vizitojė Tiranėn. Kėshtu ėshtė shprehur zėvendėssekretari i Kėshillit tė Ministrave tė Italisė, Gianni Letta gjatė njė takimi me kryetaren e Kuvendit shqiptar, Jozefina Topalli nė kuadėr tė njė vizite qė ajo po zhvillon nė Itali.
Italia ėshtė mbėshtetėse e fortė e zhvillimeve nė Shqipėri dhe kjo mbėshtetje do tė konkretizohet sė shpejti edhe me vizitėn e numrit njė tė qeverisė italiane, Silvio Berlusconi nė Shqipėri, tha zoti Letta.
Sipas tij, do tė pėrshpejtojė kėtė vizitė sė bashku me Kryeministrin Berlusconi dhe njė grup investitorėsh italianė pėr tė rritur kėshtu bashkėpunimin politik por edhe atė ekonomik.
Duke bėrė njė pasqyrim tė shkurtėr tė zhvillimeve nė Shqipėri, reformave fiskale e politike, Kryetarja e Kuvendit, Topalli tha se falė njė lidershipi tė fortė dhe reformave kurajoze Shqipėria nė njė kohė rekord po mbyll fazėn e ratifikimit tė MSA-sė