Pėr herė tė parė nė historinė e shtetit tė Kosovės, 15 gjyqtarė dhe 9 prokurorė tė Kosovės dhanė betimin para presidentit tė vendit, pas pėrzgjedhjes sė tyre nga Kėshilli Gjyqėsor.
Do tė dėshirojė qė me ju tė fillojė njė epokė e veēantė e angazhimit tė secilit prej jush, qė tė jetė nė shkėlqimin mė tė mirė tė gjyqėsorit tė Kosovės. Do tė keni mbėshtetjen time dhe institucioneve tė Kosovė dhe do tė lėvizim mirė nė njė dėshmim tė rėndėsishėm tė kapaciteteve tona para qytetarėve dhe botės demokratike, e cila e ka ndihmuar ngritjen e institucioneve dhe gjyqėsorit tė Kosovės, ka thėnė presidenti Sejdiu.
15 gjyqtarė dhe 9 prokurorė tė rinj iu shtuan sot sistemit tė drejtėsisė nė vend, duke shėnuar kėshtu njė ditė tė veēantė sepse ata pėr herė tė parė betimin e bėnė para presidentit e jo para pėrfaqėsuesit special tė OKB-sė, siē ishte praktikė deri tani.
Me kėtė rast, gjyqtarėt dhe prokurorėt e rinj u betuan se do tė jenė nė shėrbim tė qytetarėve dhe nė zbatim tė ligjit pėr tė gjithė, pa marrė parasysh racėn, fenė dhe pėrkatėsinė nacionale