Kot thonė qė rrufeja s'bie dy herė nė tė njėjtin
vend. Nė historinė qė do lexoni mė poshtė, rrufeja ka rėnė 4 herė nė tė njėjtin
person. Oficeri britanik, major Summerford, u qėllua pėr tė parėn herė nga
rrufeja ndėrsa luftonte nė betejėn e Flandersit mė shkurt tė vitit 1918. Ai ra
nga kali dhe u paralizua pėrkohėsisht nga mesi e poshtė. Pas kėsaj u tėrhoq nga
lufta dhe u vendos nė Vankuver. Njė ditė nė vitin 1924, ndėrsa peshkonte nė
lumė, rrufeja qėllon pemėn nėn tė cilėn ishte ulur majori Summerford dhe i
paralizoi pjesėn e djathtė. Dy vjet mė vonė, ai ishte shėruar aq sa tė bėnte
shėtitje nė njė park. Ishte ditė vere e vitit 1930, kur njė rrufe bie sėrish mbi
tė duke e paralizuar pėrkohėsisht. Ai vdiq dy vjet mė vonė. Por as vdekja nuk e
shpėtoi nga rrufetė. Katėr vjet mė pas, njė rrufe goditi varrezat dhe shkatėrroi
vetėm njė varr. Jua merr mendja se i kujt ishte? I major Summerford.