Njeriu mё i shpejtё nё botё, xhamaikani Usain Bolt, ka pranuar se ёshtё tifoz i futbollit italian dhe Serie A.
Bolt nuk e ka fshehur dashurinё e tij pёr futbollin. Para njё kohe atleti nga Xhamajka pranoi se ёshtё tifoz i Real Madridit, ndёrsa tash u bё e qartё se ai ёshtё tifoz i Juventusit.
Unё vёrtet e pёlqej Gianluigi Buffonin dhe Alessandro Del Pieron. Po ashtu mё pёlqejnё edhe Francesco Totti dhe Antonio Di Natale, ka thёnё Bolt.
Sulmuesin e Udineses e njoh nga loja nё play-station, ka shtuar Bolt.
Bolt ka fituar tre medalje tё arta dhe theu po aq rekorde nё Lojёrat e sivjeme Olimpike nё Pekin