Pushteti i ri nė Beograd ka paralajmėruar se do ta njohė EULEX-in, dhe kjo njohje nė fakt, ėshtė njohje e pavarėsisė sė Kosovės, ka deklaruar ish-kryeministri serb, Vojisllav Koshtunica.
Koshtunica ka thėnė se, "EULEX-i i Atisaarit, i cili sipas tij, po ia rrėmben Kosovėn Serbisė nuk do ta marrė vizėn e Kėshillit tė Sigurimit tė OKB-sė, nėse pushteti nė Beograd nuk ėshtė i pajtimit pėr vendosjen e tij.
"Nėpėrmjet propagandės sė tij, pushteti do ta prezantojė kėtė gjė si njė fitore tjetėr tė madhe diplomatike. Pas njė fitoreje tė tillė tė pushtetit mbi popullin, atij i mbetet vetėm edhe njė fitore tjetėr - ta njohė formalisht Kosovėn si shtet tė pavarur, ka thėnė Koshtunica pėr mediat serbe, pėr tė shtuar se, kėtė vendim pushteti po e merr prapa shpinės sė Kuvendit tė Serbisė, sepse nuk ka guxim tė kėrkojė nga Kuvendi tė deklarohet pėr EULEX-in e Ahtisaarit