Kandidati presidencial amerikan, John McCain ka hedhur poshtė anketat e opinionit qė e tregojnė atė shumė mė pas se rivali demokrat, Barack Obama. McCain tha se diferenca mes tij dhe Obamės po zvogėlohej dhe se fushata e tij po ecte mirė nė prag tė zgjedhjeve tė 4 Nėntorit.
"Ngrihuni dhe luftoni. Amerika ėshtė vendi pėr tė cilin ia vlen tė luftohet. Asgjė nuk ėshtė e pamundur nė ketė vend dhe ne nuk do tėrhiqemi. Ne nuk i fshihemi historisė, ne bėjmė histori. Le t'i fitojmė kėto zgjedhje e ta ēojmė vendin pėrpara", tha McCain nė shtetin e Iowa-s.
Senatori demokrat Obama nė Denver tė Kolorados foli para mbi 100 mijė njerėzve.
"Nėse ju organizoheni sė bashku me mua e marshoni, duke trokitur derė mė derė, telefononi pa pushim gjatė nėntė ditėve qė na kanė mbetur ne nuk do fitojmė vetėm Denverin, por edhe Koloradon e do t'i fitojmė kėto zgjedhje. Sė bashku do tė ndryshojmė vendin dhe botėn", tha Obama.
Anketat e fundit tė opinionit nė shkallė vendi flasin pėr njė avantazh prej 7% tė Obamės ndaj McCain-it. /REL/