Tenistet amerikane, Serena dhe Venus Williams, kanё fituar medaljen e artё nё dyshe nё Lojёrat Olimpike nё Pekin, pasi qё sot nё ndeshjen finale shėnuan fitore ndaj dyshes pėrfaqėsuese tё Spanjёs.
Spanjollet Anabel Medina Garrigues dhe Virginia Ruano Pascual, u mposhtёn nё dy sete nga amerikanet, me rezultat 6-2, 6-0.
Medalja e bronztė i takoi dyshes kineze Yan Li dhe Zheng Zie, tё cilat nё luftё pёr vendin e tretё mposhtėn motrat ukrainase Alona dhe Kateryna Bondarenko.
Fitorja e sotme e ēon nё 10-0 rekordin olimpik tё motrave Williams dhe iu jep atyre medaljen e dytё tё artё. Ato fituan medaljen e artё edhe nё Sydney, por nuk luajtėn nё Athinė pasi qё Serena ishte e lėnduar aso kohe