Ish-trajneri i Chelseat, Jose Mourinho, beson se Liverpooli kėtė sezon mund tė jetė kandidat serioz pėr tė fituar titullin e Premierligės.
Trajneri i ri i Interit thotė se Rafa Benitez pėrfundimisht ka njė pėrbėrje me tė cilėn mund ta mbikalojė Manchester United, Chelsean dhe Arsenalin.
Ėshtė koha qė Liverpool ta fitojė Premierligėn. Pėrfundimisht besoj se Liverpooli mund tė ketė sukses kėtė vit. Rafa Benitez arriti nė Angli nė tė njėjtėn kohė me mua dhe tash e fillon vitin e pestė nė klub, ka thėnė portugezi.
E ka tė njėjtin grup tė lojtarėve, tė njėjtėn strukturė tė menaxhimit nė katėr vitet e fundit. Dobėsitė janė zbuluar dhe janė eliminuar nė kohė. Ėshtė e pamundur qė tė fitohet kampionati pa sulmues dhe portier tė klasit botėror, ndėrsa ai i ka. Sezonin e kaluar kur klubi bleu Fernando Torres, pėrbėrja e Liverpoolit u kompletua, pėrfundon Mourinho