Tottenham mbush rrjetėn e Romės
Ekipi i Premierligės, Tottenham Hotspur, ka shkatėrruar tėrėsisht ekipin e Serie A, Romėn, duke e mposhtur me rezultat tė thellė 5-0, gjatė ndeshjes miqėsore tė luajtur nė White Hart Lane.
Serinė e golave e hapi David Bentley nė minutėn e 3-tė, ndėrsa njė minutė mė pas Darren Bent dyfishoi rezultatin. Para fundit tė pjesės sė parė Bentley arriti edhe tek goli i dytė i tij dhe i treti pėr Tottenhamin.
Sulmuesi bullgar Dimitar Berbatov luajti njė pjesė, por nuk arriti tė shkruhet nė listėn e golashėnuesve dhe nė pjesė tė dytė u zėvendėsua nga Aaron Lennon, i cili arriti tė shėnojė nė minutėn e pestė tė pjesės sė dytė (50).
Nuk zgjati shumė dhe pas vetėm edhe katėr minutash (54) Bent shėnoi golin e dytė tė tij dhe vulosi rezultatin, 5-0 pėr ekipin anglez.
Nė dhjetė minutat e fundit, Roma luajti me 10 lojtarė, pasi qė Aquilani u largua nga fusha pėr shkak tė kartonit tė dytė tė verdhė