Golashėnuesi i Juventusit, David Trezeguet, duket se do ta nxehė stolin e bardhezinjve kėtė sezon, pasi qė sipas Il Giornale, francezi do tė jetė zgjedhja e katėrt e sulmit juventin.
Qendėrsulmuesi francez, i cili sezonin qė shkoi arriti tė shėnonte 20 gola, mund ta gjejė veten nė njė pozitė tė vėshtirė pėr ta siguruar vendin startues nė skuadrėn e Ranierit.
Trezegol, i cili ka qenė zgjidhja e parė e tė gjithė trajnerėve tė Zonjės sė Vjetėr qė nga transferimi nė Juventus, nė vitin 2000, nuk ka treguar formė tė mirė gjatė kėtyre ndeshjeve parasezonale, sidomos nė atė kundėr Brondbyt dhe nė Emirates Cup.
Kjo ka nxitur spekulime pėr vendin e tij nė planet e Ranierit. Il Giornale njofton se Trezeguet do tė jetė zgjedhja e katėrt pas Amaurit, Vincenzo Iaquintas dhe Alessandro Del Pieros.
Kjo pozitė ndoshta do ta shtyjė sulmuesin qė tė ndėrrojė ambient, sidomos pas interesimit tė madh qė ka shprehur Barcelona pėr transferimin e tij.
Trezeguet ka bėrė 218 paraqitje pėr Juventusin dhe ka shėnuar mbi 160 gola. Kontrata e tij pėrfundon nė vitin 2011, mirėpo nėse ndodh kėshtu ai mund tė largohet mė herėt