Pėrfaqėsuesi i Zyrės Civile Ndėrkombėtare nė Kosovė, Pieter Feith, gjatė vizitės nė Viti, tė mėrkurėn, ka deklaruar se pėrfaqėsuesit e bashkėsisė serbe nė Kosovė, qė do tė marrin pjesė nė zbatimin e decentralizimit, do tė duhej ti zgjedh Qeveria e Kosovės.
Feith ka thėnė se nuk ėshtė nė kompetenca tė tij t;i zgjedh pėrfaqėsuesit e serbėve, sepse sipas tij, kėtė duhet ta bėjė Qeveria e Kosovės. Ndėrkaq ai ka pėrsėritur qėndrimin se nuk i njeh zgjedhjet paralele qė i kanė organizuar serbėt mė 11 maj nė Kosovė.
Fieth ka qėndruar tė mėrkurėn pėr njė vizitė nė Viti dhe Vėrbovc, bashkė me ministrin e Pushtetit Lokal, Sadri Feratin, ndėrsa temė qendrore e diskutimit ka qenė zbatimi i decentralizimit nė kėtė komunė.