Ministri i sapoemėruar i Forcės sė Sigurisė sė Kosovės, Fehmi Mujota, u takua tė mėrkurėn me komandantin e Trupave Mbrojtėse tė Kosovės, gjeneral-lejtėnant Sulejman Selimin, me tė cilin ka biseduar pėr transformimin e TMK-sė dhe pėrfshirjen e pjesėtarėve tė saj nė forcėn e ardhshme tė sigurisė.
Bashkėbiseduesit u pajtuan se forca kosovare e sigurisė duhet tė jetė forcė qė do tė aplikojė standardet mė tė larta profesionale, ndėrsa kanė konstatuar se transformimi i TMK-sė do tė jetė proces shumė i vėshtirė, pasi shumė pjesėtarė tė kėtyre trupave nuk do tė jenė pjesė e Forcės sė Sigurisė sė Kosovės.
Komandanti i TMK-sė Selimi ka kėrkuar qė tė gjithė pjesėtarėt e TMK-sė qė nuk do tė jenė pjesėtarė tė FSK tė trajtohen nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Ai ka kėrkuar qė Qeveria tė hartojė sa mė shpejt ligjin pėr pensionimin e parakohshėm tė pjesėtarėve tė TMK-sė.
Po ashtu ai ka thėnė se pėr kėtė ka marrė premtimet e ministrit tė FSK dhe tė Zyrės sė koordinatorit ndėrkombėtar tė TMK-sė dhe faktorėve tjerė ndėrkombėtarė./toni/