Kėshilli i Sigurimit i Kombeve tė Bashkuara do tė shqyrtojė sot raportin mbi hetimet mbi ngjarjet e 17 marsit tė kėtij viti nė Mitrovicė. Raporti pėrfshin veprimet e forcave ndėrkombėtare tė sigurisė pėr zhbllokimin e objektit tė Gjykatės sė Qarkut, nė pjesėn veriore tė Mitrovicės, e cila ishte bllokuar nga serbėt, si edhe pasojat e kėtyre veprimeve.
Rusia i ka akuzuar autoritetet ndėrkombėtare nė Kosovė pėr pėrdorim tė tepruar tė forcės. Pavarėsisht prej qėndrimit tė Moskės, nė takimin e sotėm tė Kėshillit tė Sigurimit pritet mbėshtetja e raportit lidhur me ngjarjet e 17 marsit nė Mitrovicė.
Gjatė operacionit tė policisė ndėrkombėtare e tė KFOR-it pėr zhbllokimin e objektit tė gjykatės ishte vrarė njė polic i Ukrainės dhe ishin lėnduar disa pjesėtarė tė policisė e tė KFOR-it. Nė mesin e serbėve qė e kishin bllokuar gjykatėn kishte edhe pjesėtarė tė policisė sė Serbisė dhe tė strukturave paralele serbe qė veprojnė nė veri tė Kosovės. /qik/