Gjashtė nga tetė pjesėtarėt e formacionit rezervė tė korpusit tė Podgoricės sė ushtrisė jugosllave janė arrestuar tė hėnėn nė qytetin Berane.
Prokuroria e Malit tė Zi bėri tė ditur mė 31 korrik se kundėr tyre kishte ngritur aktakuzėn pėr krime lufte, shkruan nė numrin e sotėm gazeta malezeze "Republika".
Nuk dihet nėse ėshtė arrestuar edhe Predrag Strugar, komandant i atėhershėm i batalionit tė parė tė korpusit tė Podgoricės, cili momentalisht jeton nė Beograd.
Tetė tė akuzuarit ngarkohen se mė 18 prill tė vitit 1999 nė njė fshat tė Rozhajės pas sjelljeve ēnjerėzore ndaj civilėve shqiptarė, me urdher tė tė akuzuarit Strugar kishin vrarė 23 civilė shqiptarė tė cilėt kishin mbėrritur nė Mal tė Zi duke ikur nga lufta nė Kosovė.
Viktima tė masakrės kanė qenė pleqtė, gratė, fėmijėt dhe burrat tė cilėt nga Kosova po shkonin drejt Rozhajės. Autoritetet e atėhershme ushtarake jugosllave pohonin se i kanė "qėruar hesapet me terroristėt nga Kosova