Qeveria italiane dhuroi pajisje pėr sistemin e pėrgjimeve dhe mjete tė tjera pėr policinė shqiptare nė kuadėr tė projektit pėr forcimin e kontrollit kufitar dhe drejtėsinė penale, me qėllim tė luftės kundėr trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar.
Projekti pritet tė sjellė pėrmirėsimin e kapaciteteve profesionale tė policisė shqiptare pėr fushėn e pastrimit tė parave. Teknologjia do tė jetė nė dispozicion tė strukturave tė specializuara tė policisė shqiptare.
Vlera prej 995 mijė dollarėsh u financua nga Ministria e Jashtme e Italisė dhe konsiderohet njė faktor mbėshtetės i fuqishėm pėr luftimin e trafiqeve ilegale dhe krimit tė organizuar.