Ēiklisti spanjoll Carlos Sastre ka thėnė sot se fitorja e tij po thuajse e sigurt, nė Tour de France, i takon sa atij po aq edhe ekipit tė tij CSC.
Tė jem i sinqertė, ky ėshtė rezultat i punės ekipore. Vėllezėrit Schleck (Frank dhe Andy, pjesė e ekipit) kanė pranuar tė sakrifikojnė shanset e tyre pėr mua. Ata mė kanė ndihmuar me moral, ata mė kanė ndihmuar qė ėndrra ime tė bėhet realitet, ka thėnė spanjolli pas xhiros sė parafundit tė kėsaj gare ēiklistike.
Me njė diferencė prej 1 minute e 5 sekondash ndaj australianit Cadel Evans, vetėm ndonjė incident i madh do tė mund ta ndalonte 33-vjeēarin nga triumfi nė xhiron e nesėrme tė fundit tė garės nė Paris.
Sastre ėshtė zgjedhur lider i ekipit CSC pavarėsisht pranisė nė ekip edhe tė dy favoritėve tė tjerė, vėllezėrve Schleck.
Nė xhiron e parafundit (tė 20-tė), Sastre arriti nė cak i 12-ti, derisa rivali kryesor pėr tė fituar turneun, Evans, arriti i shtati, por me vetėn 29 sekonda diferencė nga spanjolli