Portugezi i Manēesterit synon tė bėhet numri 1 i planetit me 35 gola tė shėnuar nė 35 ndeshje
Ylli i Manēester Junajtidit, Kristiano Ronaldo, e pranon pa shumė modesti se do tė bėhet lojtari mė i madh nė botė shumė shpejt. Djaloshi portugez iu afrua ēmimit vitin e kaluar, kur pėrfundoi nė vendin e tretė prapa Lionel Mesit tė Barcelonės dhe fituesit Kaka tė Milanit. Ronaldo ka shfaqur njė formė tė jashtėzakonshme pėr Junajtidin gjatė kėtij sezoni, ndėrsa ka arritur tė shėnojė 35 gola nė 35 ndeshjet e tij tė fundit. Mesfushori me aftėsi tė mėdha sulmuese pritet qė t'i fitojė tė gjitha ēmimet nė nivel individual kėtė vit nė Angli, ndėrsa vetė ai shprehet se ėshtė fiksuar pas dėshirės pėr t'u njohur si lojtari mė i mirė i planetit. "Gjithė pėrqendrimin e kam te fitorja e Ligės sė Kampionėve dhe kampionatit anglez. E kemi mundėsinė pėr ta bėrė kėtė, madje kemi edhe lojtarėt e duhur," tha Ronaldo pėr njė tė pėrjavshme angleze.
SYNIMI - "Por sigurisht qė synimi im ėshtė tė bėhem lojtari mė i mirė nė botė. Dua tė jem mė i miri i globit, prandaj punoj ēdo ditė. Vetėm Zoti e di nėse njė ditė do tė arrij ta fitoj atė ēmim, qė ėshtė kaq i rėndėsishėm pėr mua si futbollist", tregoi djaloshi, qė argėtohet shumė edhe netėve nėpėr festa dhe hotele. "Skuadra e Junajtidit po luan shumė mirė pėr momentin, por duhet tė tregohemi tė fortė nė ndeshjet e mbetura tė kėtij sezoni dhe tė ruajmė pėrqendrimin." Ronaldo, i cili theu rekordin e golave tė vendosur nga Xhorxh Best (pėr mė tepėr, duke qenė mesfushor) me anė tė dygolėshit kundėr Boltonit para pak ditėsh, tha se nuk e vret mendjen pėr tė thyer rekorde, por vetėm pėr tė fituar me "Djajtė e kuq". "Vetėm fitorja e ndeshjeve njėra pas tjetrės ka rėndėsi nė tė vėrtetė. Rekordi nuk ka shumė domethėnie pėr mua."
REKORDET - "Rekordet nuk janė asnjė lloj pėrparėsie pėr mua, sepse tė gjithė ata qė mendojnė pėr tė tjerėt e pėsojnė vetė. Jo vetėm qė nuk jam i fiksuar pas rekordeve, por as qė mendoj pėr to, - u shpreh Kristiano. - Unė mendoj vetėm pėr t'u paraqitur mirė, pėr tė ndihmuar skuadrėn time qė tė mbajė njė nivel konkurrues dhe pėr tė fituar. Ēdo ndeshje do tė ketė ndikimin e saj nė rezultatin pėrfundimtar. Asgjė nuk do tė vendoset vetė, por ēdo ndeshje ėshtė betejė dhe pėrballimi i tyre me sukses do tė na ndihmojė shumė nė fund tė sezonit."