KFOR-i do ta kryejė kėtė pjesė tė mbetur tė kanalit tė ujėsjellėsit qė ėshtė mė rėndėsi pėr gjithė popullatėn, mirėpo duhet gjetur mėnyrat qė kjo tė bėhet nė koordinim me UNMIK-un dhe SHPK-nė sa i pėrket aspektit tė sigurisė, ka thėnė komandanti i bazės ushtarake tė KFOR-it francez Belvedere, Alexander Andoque.
Sipas tij, situata ėshtė komplikuar tė enjten pasi atje kanė dalė disa njerėz qė kanė penguar vazhdimin e punimeve nga ana e KFOR-it pėr pėrfundimin e kanalit tė ujėsjellėsit nė Suhadoll.
Banorėt e fshatrave Gushavc e Vinarc paralajmėrojnė se, nė rast se nuk vazhdojnė punėt e mbetura nė realizmin e projektit tė ujėsjellėsit, ata do tė dalin ta punojnė vetė dhe nėse pengohen nga serbėt, siē u pengua KFOR-i, do tua ndėrpresin atyre rrymėn dhe ujin.