KFOR-i ka premtuar se do ta kryejė pjesėn e mbetur tė kanalit pėr futjen nė funksion tė ujėsjellėsit tė Suhadollit, me gjithė kundėrshtimin e serbėve lokalė.
Komandanti i kontingjentit francez tė KFOR-it, Claude Mathey, i cili ndodhej nė Suhadoll pėr tė inspektuar situatėn nė terren, ka premtuar se punimet do tė nisin sė shpejti, sipas tė gjitha gjasave, sot.
Nga ana tjetėr, banorėt shqiptarė, tė cilėt kanė mbetur peng i protestave politike tė fqinjėve tė tyre, thonė se do tė presin disa ditė qė KFOR-i ti pėrmbushė premtimet, para se tė marrin hapa mė radikalė.
Ndėrkohė protestat herė tė njėrit, e herė tė tjetrit komunitet vazhdojnė ta mbajnė situatėn tė tensionuar nė Mitrovicė. Shqiptarėt nė jug ka disa ditė qė me protesta kėrkojnė largimin e maunave nga parku industrial i Trepēės, qė pėrmbajnė vaj tė rrezikshėm pėr shėndetin. Nga ana tjetėr, serbėt e Suhodollit me bllokim rrugėsh vazhdojnė tė kundėrshtojnė ndėrtimin e ujėsjellėsit, nga i cili do tė pėrfitonin tė tė dyja komunitetet. Autoritetet e rendit, thonė se aktualisht kanė situatėn nėn kontroll.
"Si zakonisht KFOR-i mund tė pėrballojė ēdo problem, por ne dėshirojmė qė ēdo gjė tė jetė e qetė. Ne duhet tua shpjegojmė serbėve se edhe ata do tė pėrfitojnė nga ujėsjellėsi", ka thėnė zėdhėnėsi i KFOR-it francez Guillaume Courot, duke sqaruar se si sigurinė, ashtu edhe punėt nė shtrirjen e gypave nė fshatrat e banuar me serbė e ka marrė pėrsipėr KFOR-i. /Kohavision