Kryesia e AAK-sė, ka shprehur keqardhjen e saj pėr dhunėn e djeshme nė Shupkovc tė Mitrovicės, dhe ka kėrkuar nga autoritetet e vendit t'i hetojnė rastet e brutalitetit policor kundėr protestuesve paqėsorė nė kėtė fshat.
AAK konsideron se pėrgjegjėsinė pėr incidentin e mban Qeverisa e Kosovės, pėr shkak tė mosadresimit tė kėrkesave legjitime tė qytetarėve tė Kosovės. Me kėtė rast, AAK iu ka bėrė thirrje banorėve tė Shupkovcit dhe tė Mitrovicės pėr qetėsi, kurse Qeverisė sė Kosovės i ka bėrė ftesė qė t'i kryejė detyrat e saj dhe t'i adresojė kėrkesat legjitime tė qytetarėve tė Mitrovicės, duke ua zgjedhur problemet e jo duke pėrdorur dhunė ndaj tyre.
Kryesia e AAK-sė, nė takimin e zhvilluar tė enjten, gjithashtu ka shprehur habinė e saj me indiferencėn e Qeverisė sė Kosovės rreth vizitės nė Beograd dhe bisedimeve tė iniciuara nga shefi i UNMIK-ut, Roberto Zannier me autoritetet e Beogradit.
Kjo vizitė, sipas AAK-sė, ėshtė bėrė pa konsultimet e duhura me autoritetet e Kosovės dhe se qėllimi i saj dhe pėrmbajtja e bisedave, ende mbetet e paqartė pėr opinionin publik tė Kosovės