Amare Stoudemire ka shėnuar shtatė nga 22 pikėt e tij nė tre minutat e fundit tė ndeshjes, pėr ti dhėnė Phoenix Suns fitoren prej 103-98 qė nė ndeshjen e parė tė sezonit, ndaj San Antonio Spurs.
Phoenix Suns qė u eliminua nė play-off nga Spurs nė tre nga katėr sezonet e fundit, arriti ti bėjė ballė dyshes Tim Duncan dhe Tony Parker qė shėnuan nga 32 pikė, nė njėrėn prej ndeshjeve mė dramatike tė fillimit tė sezonit.
Yao Ming ka shėnuar 21 pikė dhe 10 kėrcime pėr tė ndihmuar ekipin Houston Rockets tė shėnojė fitore prej 81-71 ndaj Memphisit nė ndeshjen tjetėr tė NBA-sė.
Nė Detroit, Pistons shėnoi fitore ndaj Indiana Pacers me rezultat 100-94. Tayshaun Prince shėnoi 19 pikė dhe Richard Hamilton, 15 pėr Pistons, duke ndaluar 33 pikėt e shėnuara nga lojtari i Indianas, Danny Granger.