Hoffenheim ka arritur tё rikthehet nga disavantazhi prej 1-0 nё pjesё tё parё, pёr tё fituar me rezultat 3-1 nё fund tё ndeshjes sё Bundesligёs si mysafir i Bochumit, derisa Bayerni ka mposhtur Frankfurtin me rezutlat 2-1.
Bochum pati nevojё vetёm pёr dy minuta pёr tё kaluar nё epёrsi me anё tё Dennis Grote, qё ishte edhe goli i vetёm i pjesёs sё parё. Por Hoffenheim u kundёrpёrgjigj nё pjeёsn e dytё, duke barazuar sё pari me anё tё Demba Ba (64).
Njё penalti e akorduar nё minutёn e 70-tё, e shndёrruar nё gol nga Vedad Ibisevic, dhe njё gol tjetёr njё minutё mё pas, i shёnuar nga Carlos Eduardo (71), i sollёn fitoren dhe ruajtjen e kreut ekpit tё ri tё Bundesligёs.
Bayerni shёnon fitoren e tretё radhazi
Bayerni po ashtu ka shёnuar fitore, qё ёshtё fitorja e tretё nё radhё, duke e mposhtur Eintracht Frankfurtin si mysafir me rezultat 2-1.
Pas njё pjese tё parё pa gola, vendasit kaluan nё epёrsi me anё tё autogiolit tё shёnuar nga Demichelis. Por Bayern shumё shpejt arriti tё barazojё, kur pas njё loje tё mirё nga Ribery, Klose shёnoi nga afёrsia (65). Ribery shёnoi golin e dytё, pesё minuta mё pas.
Hamburgu po ashtu ka mposhtur Stuttgartin si nikoqir me rezutlat 2-0, pёr tё marrё veten pas humbjes sё vikendit ndaj Hoffenheimit. Hertha po ashtu ka shёnuar fitore ndaj Hannoverit (3-0), derisa Dortmund dhe Köln kanё ndarё pikёt